Telegrafi

HOPS: Kërkojmë përkrahje qytetare për programet kundër drogës

Shoqata Healthy Options Project – HOPS, apelon për përkrahje nga qytetarët për vazhdim të programeve për zvogëlim të dëmeve nga drogat, me nënshkrimin e peticionit qytetarët nga tërë shteti do ta japin mbështetjen e tyre për nismën e shoqatës HOPS për financim të këtyre programeve nga ana e buxhetit të Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në vend janë aktive gjithsej 17 programe për zvogëlim të dëmeve. Efikasiteti i tyre dhe kontributi në përmirësimin e gjendjes vërehet nga vetë numrat, vetëm 2 raste të reja me virusin HIV si rezultat i injeksioneve me droga gjatë dhjetë viteve të fundit. Funksionimi i papenguar u tregua edhe si financiarisht i suksesshëm. Për këtë shkak ftojmv qytetarët të regjistrohen në peticionin nëpërmjet faqes së internetit dhe në këtë mënyrë të japin kontributin e tyre për shpëtimin e jetëve dhe zvogëlimin e pasojave negative që dalin nga përdorimi i drogave”, thuhet në kumtesën e HOPS./Telegrafi/