Hong Kongu mund të bëhet vendi i radhës i cili vendos të rregullojë kriptovalutat me autoritetet të gatshme të ndërmarrin një hap të tillë.
Autoritetet thanë se kanë të gatshëm një bazë ligjore konceptuale e cila mund të përdoret për të rregulluar aktiviteitn e bursave të kriptovalutave të cilat operojnë jashtë ligjeve financiare në fuqi, përcjell Telegrafi.
Disa prej platformave më të mëdha në botë të tregtimit të kriptovalutave kanë zgjedhur Hong Kongun si bazë për operacionet e tyre, por Japonia njihet si vendi i kriptovalutave, ku ky vend tashmë ka prezantuar licencimin e bursave edhe pse kritikat nuk kanë munguar. /Telegrafi/