Telegrafi

Hong Kongu arreston një grua dhe vëllain e saj “për pastrimin e rreth 50 milionë dollarëve përmes shkëmbimit të kriptovalutave dhe bankave”

Autoritetet e Hong Kongut arrestuan të martën dy persona me dyshimin për pastrimin e afro 50 milionë dollarëve përmes platformave të ndryshme, duke përfshirë një shkëmbim kriptomonedhash dhe disa banka.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët doganorë arrestuan një grua 28-vjeçare dhe vëllain e saj 21-vjeçar në shtëpinë e tyre në Yau Tong, një lagje banimi në Hong Kong.

Hetimet zbuluan se dyshja hapën llogari personale nga maji deri në nëntor 2020 dhe dyshohet se merreshin me para nga burime të panjohura përmes transfertave bankare, depozitave në para dhe kriptovalutave.

Ata thuhet se morën rreth 12.8 milionë dollarë nga 380 llogari të ndryshme bankare personale që përfshinin rreth 2,500 transaksione, sipas South China Morning Post.

Të dy janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme por dënimi maksimal me të cilin përballen është 650 mijë dollarë gjobë dhe 14 vjet burgim. /Telegrafi/