Ekranet shqiptare kanë parë prezanutese nga më të ndryshmet, secila më atraktive se tjetra.
Megjithatë, në vitin e fundit ekraneve shqiptare i është shtuar edhe Holta Dulaku, producentja shumë e suksesshme nga Shqipëria.
Manjatia televizive shqiptare ka vendosur që të zgjerojë rolin e saj duke i shtuar rolit të producentes edhe rolin e prezantueses.
Pas drejtimit me sukses të spektakleve si “Dancing ëith the Stars”, ajo pos patentës së emisionit të njohur “Ti vlen” që e ka sjellë në Shqipëri si producente, është bërë edhe prezantuese e po këtij shou televiziv.
Si prezantuese ajo ka sjellë freskinë me stilin e saj avantgard, duke reflektuar fuqi në gjykimet e saj dhe në kontakt me publikun.
Përkundër moshës, ajo mbetet një prej prezantueseve më seksi dhe atraktive të skenës, kurse dëshmon se është sikur vera, sa më e vjetër, aq më e mirë. /Telegrafi/