Presidenti francez në largim, Francois Hollande dhe presidenti i ardhshëm, Emmanuel Macron morën pjesë sot në ceremoninë zyrtare të përkujtimit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, e quajtur si “Fitorja në Ditën e Evropës” (Victory in Europe Day).
Kjo është hera e parë që ata shfaqen së bashku në publik që kur Macron u largua nga qeveria e presidentit Hollande në gushtin e kaluar.
“Emmanuel Macron do të marrë zyrtarisht pushtetin e presidentit francez të dielën e ardhshme”, konfirmoi sot presidenti në ikje, Francois Hollande.