Site icon Telegrafi

Holandezja vizaton gjashtë portrete në të njëjtën kohë duke përdorur duart dhe këmbët

Një artiste holandeze është në gjendje të vizatojë gjashtë portrete në të njëjtën kohë duke përdorur duart dhe këmbët.

Rajacenna van Dam, 29 vjeçe nga Roterdami u mësua të vizatonte me këmbë dhe duar për të rritur produktivitetin e saj si dhe të mposhte monotoninë.

Holandezja filloi të vizatonte në moshën 16-vjeçare, transmeton Telegrafi.

“Në vitin 2019 më lindi ideja që të jem më produktive pasi nuk kisha bërë vepra arti për vitet e mëparshme për shkak të problemeve shëndetësore.

“Nuk e praktikova fare dhe thjesht filloja ta bëja”.

Një video e tregon artisten duke vizatuar 6 portrete të njerëzve të ndryshëm në të njëjtën kohë, duke përdorur duart si dhe këmbët. /Telegrafi/

Exit mobile version