Telegrafi

Holandezi shpreson që testet e ADN-së do t’i ndihmojnë t’i gjej 100 vëllezërit dhe motrat e tij

Një i ri nga Holanda shpreson që testet e ADN-së do t’i ndihmojnë t’i gjej 100 vëllezërit që nuk kishte ditur se i ka.

Ivo van Halen nga qyteti e Roterdamit, pesë vite më parë prindërit i kishin treguar se ishte “konceptuar” nga një dhurues sperme dhe se me anë të testeve gjenetike mund të identifikojë babanë biologjik, dhe pothuajse gjysmën e 60 vëllezërve  dhe motrave në Holandë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, 34-vjeçari që punon si IT, beson se ata përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të familjes së tij të madhe.

Megjithatë, pasi mbeti i shokuar me atë çfarë mësoi, Van Halen ishte kureshtar të zbulojë identitetin e babait të tij biologjik, por nuk arriti të merr detaje nga klinika e dhuruesve për shkak të rregulla të rrepta të anonimitetit.

Pasi që numri i dhuruesve të spermës apo të adoptuarve është i madh, ai kreu testet e ADN-së që posedojnë data-bazë të miliona klientëve me profile gjenetike

Ai fillimisht bëri testin e ADN-së të trungut familjar që i kushtoi 60 funte, të cilin e kanë bërë edhe vëllezërit dhe motrat e tij, ku përmes këtij testi përcaktohet afërsia familjare. /Telegrafi/