Site icon Telegrafi

Holandezi që ka rreth 600 fëmijë në mbarë botën nuk ka të drejtë më ta dhurojë spermën e tij, për shkak të frikës për incest

Një gjykatë holandeze urdhëroi të premten një burrë për të cilin gjyqtarët thanë se kishte midis 500 dhe 600 fëmijë në mbarë botën të ndalonte dhurimin e spermës.

Holandezit 41-vjeçar iu ndalua të dhuronte më shumë spermë në klinika, thuhet në vendimin e gjykatës. Ai mund të gjobitet me 100,000 euro (110,000 dollarë) për secilën shkelje, transmeton Telegrafi.

Gjykata e urdhëroi gjithashtu burrin t’u shkruante klinikave jashtë vendit duke iu kërkuar atyre të shkatërronin çdo spermë të tij të ruajtur, përveç dozave të rezervuara për prindërit që tashmë kishin fëmijë prej tij.

Vendimi erdhi pas një çështjeje civile të nisur nga një fondacion që përfaqësonte interesat e fëmijëve që u bënë me spermë të donatorëve dhe prindërve holandezë që kishin përdorur burrin si donator.

Jonathan Jacob Meijer, burri që besohet të ketë midis 500 dhe 600 fëmijë.

Ata argumentuan se dhurimet e vazhdueshme të burrit shkelnin të drejtën për një jetë private të fëmijëve të tyre, aftësia e të cilëve për të krijuar marrëdhënie romantike pengohet nga frika e incestit aksidental dhe farefisit.

Donacionet masive të burrit dolën në dritë për herë të parë në vitin 2017 dhe atij iu ndalua të dhuronte spermë në klinikat holandeze të fertilitetit, ku ai kishte bërë tashmë mbi 100 fëmijë.

Megjithatë, ai vazhdoi të dhuronte jashtë vendit, duke përfshirë bankën daneze të spermës Cryos, e cila operon ndërkombëtarisht.

Burri gjithashtu vazhdoi ta ofronte spermën e tij disa faqe ku prindërit mund të kërkojnë të bëjnë fëmijë me sperm dhurues. /Telegrafi/

Exit mobile version