Holandezët njihen në mbarë botën për këpucët e tyre prej druri, por zbulimi i rrallë i kohëve të fundit në qytetin e Alkmaar ka treguar se sa i përhapur ka qenë dikur përdorimi i tyre.
“U gjet në një gropë në një mjedis urban. Pra, kjo është shumë e veçantë, sepse me këpucët prej druri gjithmonë mendoni se fermerët përdorin këpucë druri gjatë punës së tyre”, tha arkeologia Silke Lange për Reuters.
“Por në fakt kjo u gjet në një kontekst urban. Ata po përdornin këtë lloj këpucësh për përdorim të përditshëm”, shtoi Lange, transmeton Telegrafi.
Këpuca prej druri u gjet në një gropë që u zbulua muajin e kaluar gjatë ndërtimit të një kontejneri nëntokësor mbeturinash në Alkmaar, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Amsterdamit.
Gropa u përdor si tualet dhe për depozitimin e mbeturinave nga rreth 1450 deri në 1558, thanë arkeologët.
Nllapi, vlerësohet të jetë bërë në fund të shekullit të 15-të ose në fillim të shekullit të 16-të.
Është e para e gjetur ndonjëherë në Holandë e bërë nga druri thupër, dhe një nga vetëm 44 këpucët prej druri të gjetura ndonjëherë gjatë gërmimeve në Holandë dhe Belgjikë. /Telegrafi/