Telegrafi

Holandë, mund të punosh nga shtëpia dhe shefi nuk të thotë “jo”

Në Holandë mund të punosh nga shtëpia dhe kompania nuk ta refuzon dot kërkesën.

Projektligji i iniciuar nga Partia e Gjelbër, u miratua nga Parlamenti dhe do të hyjë në fuqi në muajin korrik.

“La Stampa” raporton se legjislacioni i ri kërkon që asnjë kompani nuk duhet të refuzojë kërkesën për punë në distancë, nëse nuk provon që zhvendosja e punës në shtëpi e të punësuarit nuk çon në vështirësi të pakapërcyeshme, transmeton shekulli.

Këto vështirësi duhet të lidhen me rreziqet e sigurisë, ose probleme në planifikimin e punës dhe shërbimeve, apo dëme ekonomike.

Ligji u miratua me shumicë votash nga të gjitha palët në parlament.