Holanda ka arritur fitore minimale ndaj Belgjikës 1-0 për të kaluar si lider nga Grupi 4 i Ligës A.
‘Tulipanët’ kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme për të dalë të parët nga Grupi dhe për të luajtur në ‘Play-Off’.
Ishte qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk që shënoi golin e vetëm në këtë takim për ‘Tulipanët’.
Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk ishte lojtari me notën më të lartë në ndeshje, së bashku me portierin Remko Pasveer.
Me lojë të mirë u vlerësuan edhe Daley Blind si dhe mbrojtësit Denzel Dumfries e Jurrien Timber.
Te mysafirët më i vlerësuari ishte Toby Alderweireld, derisa nota më e ulët shkoi për dyshen Thomas Meunier e Timothy Castagne. /Telegrafi/