Site icon Telegrafi

Holanda zgjedh Koemanin si përzgjedhës, pritet të nënshkruajë në ditët në vijim

Holanda ka zgjedhur pasuesin e Dick Adovact, i cili dështoi ta kualifikonte kombëtaren holandeze në Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’. 

Federata la zgjedhur Ronald Koeman, si përzgjedhësin e ri të Holandës.

Ai do t’i drejtojë ‘tulipanët’ në Ligën e Kombeve dhe në kualifikueset për kampionatin evropian Euro 2020.

Lexo po ashtu Trajnerët që kishin karrierë të jashtëzakonshme edhe si futbollist – Nga Guardiola te Conte, këta janë më të mirët që drejtuan në Ligën Premier (Foto)

Objektivi është kualifikimi i Holandës në këtë eveniment.

Ish-trajneri i Evertonit do të nënshkruajë kontratën e re në ditët në vijim, që do ta mbajë të lidhur për dy vitet me kombëtaren.

Lexo po ashtu Messi, Cruyff dhe Ronaldinho - 11 lojtarët më të mirë në histori të Barcelonës (Foto)

Koeman ka qenë trajner në kampionatin vendas holandez, por edhe në Ligën Premier te Southampton dhe Everton.

Ai ka zhvilluar 78 ndeshje me Holandën si lojtarë, ndërsa që nga viti 2014 është përmendur si trajner i duhur për holandezët. /Telegrafi/ 

Exit mobile version