Holanda ka tërhequr zyrtarisht ambasadorin e saj nga Turqia dhe tha se asnjë ambasador i ri turk nuk do të pranohet në Hagë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Diplomati holandez nuk i është lejuar të hyjë në Turqi që nga marsi 2017 kur holandezët ndaluan ministrat turq për fushatë brenda Holandës.
Ministria e jashtme e Holandës gjithashtu tha se kishte ‘ndalur’ bisedimet mbi zgjidhjen e çështjeve me Turqinë.
“Ne nuk kemi rënë dakord se si të normalizohen lidhjet”, tha në një deklaratë ministri i Jashtëm holandez, Halbe Zijlsra.
Dy aleatët e NATO-së fillimisht ranë mbi vendimin e Holandës për të bllokuar hyrjen e zyrtarëve turq që donin të mbanin mitingje përpara një referendumi në Turqi për zgjerimin e kompetencave të presidentit.
Në atë kohë, votuesit holandezë ishin caktuar të shkonin në votime për zgjedhjet e përgjithshme dhe Kryeministri, Mark Rutte përmendi shqetësimet e sigurisë para votimit për të justifikuar vendimin. /Telegrafi/