Site icon Telegrafi

Holanda do të dhurojë ndihmë mjekësore në vlerë prej gjysmë milioni euro

Mbretëria e Holandës do të dhurojë ndihmë mjekësore në vlerë prej 500.000 euro, e cila në Shkup pritet të arrijë gjatë kësaj jave, shkruan në faqen zyrtare të internetit të ambasadës së Holandës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Dëmet në disa rajone janë aq të mëdha dhe prandaj dërgojmë ndihmë mjekësore. Është shumë me rëndësi që këto produkte të arrijnë sa më shpejtë në vendet e prekura që të bëhet parandalim i situatës, të mos vijë deri në përkeqësim“, thuhet në deklaratën e ministres për zhvillim, Lillian Plumen./Telegrafi/

 

Exit mobile version