Site icon Telegrafi

Holanda pritet të jetë vendi i parë në botë, që do të ndërtojë shtëpitë me printerët 3D (Foto/Video)

Një qytet në Holandë pritet të jetë vendi i parë në botë, që do të ndërtojë shtëpitë me printerë 3D për të zvogëluar koston.

Pesë shtëpitë më të vogla që janë lëshuar me qira në Eindhoven, tashmë kanë fituar vëmendjen e 20 familjeve të interesuara, transmeton Telegrafi.

Projekti është i njohur me emrin “Milestone” dhe është duke u udhëhequr nga kompania Van Wijnen, që ofron zgjidhje për banorët e qytetit që ka mungesë të punëtorëve të ndërtimtarisë.

Eindhoven është njëherit shtëpia e akademisë prestigjioze, ku inxhinierët e saj shpresojnë të ndërtojnë shtëpitë me printer 3D.

Ndërtimi i shtëpive të para pritet të përfundojë në vitin 2019, dhe do të kenë nga tri dhoma gjumi. Më pas do të fillon ndërtimi i shtëpive dy dhe trekatëshe në Merrhoven. /Telegrafi/

Exit mobile version