Holanda dëshiron të rrisë personelin e saj të ushtrisë nga 74,000 në 200,000, me një fokus të veçantë në zgjerimin e kapacitetit rezervist, ka njoftuar transmetuesi publik holandez NOS, duke cituar burime të afërta me çështjen.
Por, raporti i NOS nuk dha një afat kohor, shkruan Reuters.
Të dhënat e qeverisë së Holandës, një anëtare e aleancës së NATO-s, tregojnë se ushtria holandeze aktualisht përbëhet nga 42,305 ushtarë profesionistë, 24,212 staf dhe 7,483 rezervistë.
Megjithatë, frika për Rusinë dhe dyshimet për të ardhmen e mbrojtjes së SHBA-së po i shtyjnë vendet evropiane të rimendojnë politikat e tyre të mbrojtjes.
Të mërkurën, një plan i BE-së tha se Evropa duhet të rrisë më tej shpenzimet ushtarake, të bashkojë burimet në projektet e përbashkëta të mbrojtjes dhe të blejë më shumë armë evropiane.
Ndryshe, një tjetër vend i NATO-s, Polonia, dëshiron të ofrojë trajnime ushtarake për 100,000 vullnetarë deri në vitin 2027. /Telegrafi/