Site icon Telegrafi

Holanda pa burka në ndërtesat publike dhe në transportin publik

Sipas një ligji që ka hyrë në fuqi, në Holandë është e ndaluar burka dhe nixhabi, në transportin publik, ndërtesat qeveritare, institucionet e kujdesit shëndetësor dhe institucionet arsimore.

Holanda, e konsideruar prej kohësh një bastion i tolerancës dhe lirisë fetare, është e fundit në një numër vendesh evropiane që prezantoi një ndalim të tillë, raporton AP.

Para saj, Franca, Gjermania, Belgjika, Austri dhe Danimarka vepruan kështu.

Grupet myslimane dhe të drejtat e njeriut kanë kundërshtuar ligjin, i cili zyrtarisht quhet “një ndalim i pjesshëm i veshjeve që mbulojnë fytyrën”.

Exit mobile version