Site icon Telegrafi

Holanda nuk anulon ndeshjet miqësore

Federata e Futbollit të Holandës është duke ndjekur instruksionet nga qeveria, por nuk planifikon t’i anulojë dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Francës dhe Anglisë, pas shpërthimeve në Bruksel.

Aeroporti Zaventem dhe metroja Maelbeel ishin cak i tri shpërthimeve që kanë dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar. Holanda do të luajë kundër Francës në Amsterdam Arena të premten, para duelit me Anglinë në Wembley, katër ditë më vonë.

“KNVB” shprehu ngushëllimin për viktimat, por ka thënë se nuk planifikon të rishqyrtojë masat e sigurisë.

Në një komunikatë të publikuar, “KNVB” tha: “Mendimet e KNVB-së janë sigurisht me viktimat dhe familjarët e tyre, pas sulmeve në Bruksel. Ne shprehim pikëllimin tonë për atë që ndodhi në Bruksel. Me instruksione të qeverisë nuk do ta rishqyrtojmë sigurinë për ndeshjen e ardhshme”.

Exit mobile version