Site icon Telegrafi

Holanda mbjell lule në stacionet e autobusëve, si dhuratë për bletët

Këshilli Bashkiak i Utreht në Holandë mbolli bimë dhe lule në çatitë e qindra stacioneve të autobusëve si dhuratë për bletët.

Bëhet fjalë për sedum (plantacion i bimëve), ndërsa u vendos të mbulohen kulmet e 316 stacioneve të autobusëve.

Kjo nuk ndihmon vetëm bletët, por edhe për grumbullimin e grimcave të pluhurit.

Si pjesë e luftës kundër ndotjes së ajrit, Utreht do të prezantojë 55 autobusë elektrikë në transportin publik deri në fund të vitit dhe njoftoi se deri në vitin 2028 do të ketë një transport publik tërësisht “të pastër” në qytet.

Energjia elektrike që do të drejtojë këto autobusë do të vijë nga mullinjtë e erës holandeze.

Exit mobile version