Site icon Telegrafi

Holanda kthen rezultatin, De Vrij dhe Gakpo shënojnë brenda gjashtë minutash

Holanda ka barazuar rezultatin në 1-1 dhe pastaj ka shënuar golin e epërsisë prej 2-1, ndaj Turqisë në ndeshjen që vlen një vend në gjysmëfinale të Euro 2024.

Turqit e mbyllën pjesën e parë në epërsi prej 1-0 me golin e shënuar nga Samet Akaydin me kokë.

Pjesa e dytë nisi me raste nga të dyja palët, ku Arda Guler goditi shtyllën, ndërsa Memphis Depay humbi rast të mirë.

Pas minutës së 50-të, Holanda mori tërësisht frenat e lojës në dorë, duke shtuar sulmet.

Kjo iu shpërblye, kur në minutën e 70-të,  Memphis Depay asistoi te Stefan de Vrij i cili shënoi për 1-1.

Nuk vonoi shumë dhe Holanda mori epërsinë, kur Coady Gakpo shënoi nga afër për 2-1.

Ndeshja po vazhdon me sulme nga të dyja anët dhe dy kombëtaret po duan gola. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version