Doganierët holandezë kanë kapur në Roterdam rreth 90 mijë shishe me vodkën ruse të dyshuara se po kontrabandoheshin në Korenë Veriore pavarësisht sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, thanë sot zyrtarët holandezë.
Zëdhënësi i Doganës, Raul Veleman konfirmoi pohimet, por refuzoi të tregojë pse zyrtarët holandezë besojnë se vodka ishte në rrugën e saj drejt Koresë Veriore.
Ministri holandez për tregtinë e jashtme Sigrid Kag përgëzoi zyrtarët e doganave për kapjen e ngarkesës, duke thënë se “Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi sanksione shumë të qarta mbi Korenë e Veriut dhe është e rëndësishme t’i zbatojnë ato”.
Vodka u zbulua javën e kaluar në portin Roterdam në një anije mallrash kineze. /kp/Telegrafi/