Sipas një studimi burrat nga Holanda dhe gratë nga Lituania, janë nacionalitetet më të gjatë në botë. Burrat holandez janë 183cm të gjatë, ndërsa gratë nga Lituania 170cm.
Hulumtimi i ri i publikuar në eLife, ka ndjekur tendencat e rritjes në 187 vende të botës, që nga viti 1914.
Në hulumtim kanë gjetur se burrat iranian dhe gratë koreano-jugore kanë pasur ndryshimin më të madh, duke rritur lartësinë e tyre prej më shumë se 16cm dhe 20cm, transmeton koha.net.
Listat për lartësi tani dominohet kryesisht nga vendet evropiane, por të dhënat e reja tregojnë një tendencë në masë të madhe të rritjes në perëndim.
Njeriu më i vogël në botë është gjetur në Timorin lindor, me një gjatësi prej 160 cm. Gratë më të vogla janë në Guatemala, që është një status që ky shtet e mban që nga viti 1914.