Qeveria holandeze ka lajmëruar që dëshiron të lejoj kultivimin e embrioneve njerëzore nën kushte shumë strikte dhe të limituara, për studime shkencore, kështu duke u dhënë shpresë personave që e kanë të pamundur të bëhen prindër, shkruan The Guardian.
“Dëshiroj të lejoj krijimin e embrioneve njerëzore me qëllim të studimit shkencorë – nën kushte shumë strikte – në mënyrë që t’ju jap mundësinë prindërve të kenë fëmijë të shëndoshë”, ka deklaruar Ministrja e Shëndetësisë në Holande, Edith Schippers, transmeton Klan Kosova.
Për me tepër ajo ka shtuar që studimet kanë të bëjnë me teknikat e riprodhimit, infertilitetin, sëmundje të lindura dhe në mënyrë specifike, personat që janë bërë infertil për shkak të trajtimeve kundër kancerit në moshë të re.
Holanda do të ndryshoj ligjet që t’ua mundësoj shkencëtarëve studimin me embrione të reja, jo vetëm me ato të mbetura nga procedurat in vitro, përderisa rregulli që embrioni të kultivohet vetëm për 14 ditë do të qëndroj akoma.