Site icon Telegrafi

Holanda i hakmerret Gjermanisë dhe e mposhtë në Hamburg

Holanda ka arritur ta fitoj derbin e Grupit C dhe t’i hakmerret Gjermanisë për humbjen e pësuar në Amsterdam.

Tulipanët kanë triumfuar me rezultat 2-4 në Volksparkstadion të Hamburgut, duke marrë fitoren e dytë në tri ndeshjet e para të kualifikimeve për Euro 2020.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi, kur një top i kthyer nga portieri Cillesen në rrjetë e dërgoi Serge Gnabry për 1-0.

Me epërsinë minimale të gjermanëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në 30 minutat e fundit të kësaj ndeshje, u zhvillua një spektakël i madh, pasi u realizuan plot pesë gola.

Frenkie De Jong fillimisht barazoi rezultatin në 1-1, para se Jonathan Tah të shënonte në portën e tij për epërsinë e parë të Tulipanëve.

Mesfushori gjerman Toni Kroos barazoi rezultatin në 2-2 nga penalltia në minutën e 73-të.

Por holandezët nuk u ndalën edhe pas golit të barazimit të gjermanëve, pasi talenti Malen shënoi për 2-3, ndërsa Wijnaldum shënoi për rezultatin përfundimtar 2-4.

Me këtë fitore, Holanda zë pozitën e tretë në Grupin C me gjashtë pik, tri më pak se gjermanët në pozitën e dytë dhe gjashtë më pak se Irlanda e Veriut në pozitën e parë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=cPPwBPQxYQU

Exit mobile version