Telegrafi

Holanda fiton me rezultat bindës në miqësoren ndaj Gjeorgjisë

Holanda e ka mposhtur 3-0 Gjeorgjinë në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “De Grolsch Veste”.

Kaluan vetëm dhjetë minuta nga fillimi i takimit dhe Tulipanët kaluan në epërsi me anë të Memphis Depayt që shënoi nga penalltia.

Pjesë e parë e kishte vetëm këtë gol edhe pse rastet e tjera nuk munguan.

Në 45 minutat e dytë, Holanda shënoi edhe dy herë, për të vulosur fitoren e tyre.

Ishte minuta e 55-të, kur Wout Weghorst pranoi një asistim nga Depay, për të shënuar për 2-0.

Një tjetër gol spektakolar Holanda e shënoi përmes Ryan Gravenberch (77’), që testoi goditjen e tij, e doli të ishte e saktë.

Holandezët janë në Grupin C, së bashku me Austrinë, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën, në Euro 2020 që fillon më 11 qershor. /Telegrafi/