Telegrafi

Holanda fiton në udhëtim te Bjellorusia, afër kualifikimit në Euro 2020

Kombëtarja e Holandës ka fituar në udhëtim te Bjellorusia me rezultat të ngushtë 2-1.

Tulipanët kanë marrë një fitore jo shumë të lehtë te Bjellorusia në takimin e vlefshëm për Grupin C në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Pjesa e parë e ndeshjes foli e gjitha në të mirë të mysafirëve holandezë, të cilët përveç shumë rasteve, shënuan edhe dy gola.

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum (32′, 41′) shënoi dy golat në këtë pjesë, ku i pari erdhi me kokë për 1-0, ndërsa një supergol nga distanca qoi epërsinë në 2-0.

Në pjesën e dytë, Holanda vazhdoi dominimin me posedim të topit, por në krijimin e rasteve ishin të barabartë me vendasit, të cilët shënuan golin e vetëm në këtë 45 minuta.

Ishte Stanislav Dragun (54′), i cili shënoi për rezultatin 1-2 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Holande bën një hap para drejt kualifikimit në Euro 2020, pasi ka 15 pikë në vendin e parë, ndërsa Bjellorusia renditet e katërta me katër pikë.

Në ndeshjen e radhës, Tulipanët udhëtojnë te Irlanda Veriore, ndërsa Bjellorusia te Gjermania. /Telegrafi/