“Këshilli vendosi në Mars që Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë të zhvillohej, sipas kushteve të përcaktuara në konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020. Është thelbësore për kabinetin që të dijë se progresi i mëtejshëm do të bëhet në të ardhmen e afërt, vetëm kur të bindemi për plotësimin e kushteve siç thuhet në konkluzionet e këshillit të Marsit 2020”.
Ndër të tjera në raportimin e tij Blok evidenton faktin se Gjykata Kushtetuese ende nuk ka kuorum, ndërsa Gjykata e Lartë nuk është ende në gjendje të shqyrtojë të gjitha çështjet. Gjithashtu ai nënvizon se pavarësisht ecurisë së procesit të vetingut, gjyqtarët dhe prokurorët e përjashtuar ende nuk janë dënuar dhe se Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në hetimin, ndjekjen penale duke dënuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet.
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla duke komentuar qëndrimin e qeverisë holandeze, theksoi se Shqipëriaka përmbushur kriteret për zhvillimin e konferencës së parë dhe se këtë vlerësim e ka marrë edhe nga zyrtarët holandez.
“Vlerësimi i vetëm zyrtar është ai i KE, që paguhet nga taksapaguesit europiane për një fotografim korrekt të parakushteve, për ato që Shqipëria e Maqedonia kanë pasur nga Këshilli Europian në Mars. KE sikurse të gjithë jeni në dijeni, ka vlerësuar se Shqipëria i ka përmbushur parakushtet. Nuk dua të hyj në polemikë. Edhe nga kolegët nga ana e Holandës kemi marrë vlerësimet për arritjen dhe parakushteve deri në momentin që flasim”.
Ndërkohë që sa i përket Maqedonisë së Veriut, qeveria holandeze bie dakord me vlerësimet e bëra në progresraportin e Komisionit Europian dhe thotë se për të tryeza e parë ndërqeveritare mund të mbahet sa më shpejt./ Tv Klan