Telegrafi

Holanda dhe Maqedonia nënshkruajnë deklaratë për bashkëpunim dhe partneritet

Deklaratë për partneritet dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Holandës, kanë nënshkruar sot ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Bert Koenders.

Përmes deklaratës dy vendet do të vazhdojnë me përparimin e bashkëpunimit për promovimin e qeverisjes së mirë, sundimit të së drejtës, gjyqësor, luftë kundër korrupsionit, të drejtat themelore të njeriut, media të pavarura dhe kohezion social, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për kohë të shkurtë keni arritur ta ktheni Maqedoninë në rrugën evropiane”, tha gjatë nënshkrimit të deklaratës ministri holandez, Bert Koenders.

Ndërsa Nikolla Dimitrov theksoi se është mirënjohës që Holanda përkrah sundimin e të drejtës dhe angazhimin e Maqedonisë drejt rrugës euroatlantike./Telegrafi/