Holanda dhe Franca e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0 edhe pse rastet nuk munguan.
Tuplipanët ishin të parët që në minutën e parë me Jeremie Frimpong, i cili gjuajti, por portiere priti.
Antoine Greizmann gjuajti bukur nga distanca në minutën e 4-të, por goditja e tij u prit nga portieri duke e dërguar topin në këndore.
Në minutën e 14-të, Griezmann kishte dy raste shumë të mira, por njëherë u ngatërrua me topin, pastaj gjuajti jashtë.
Cody Gakpo gjuajti në minutën e 16-të, por Maignan priti bukur.
Rastin e fundit në pjesën e parë e kishte Marcus Thuram, por i vetëm me portiere gjuajti mbi portë.
Na pret një pjesë e dytë e bukur, pasi të dy skuadrat po luajë mirë. /Telegrafi/