Site icon Telegrafi

Holanda dhe Austria në kërkim të fitores dhe kualifikimit, formacionet e mundshme

Holanda dhe Austria e kanë nisur me fitore aventurën në Euro 2020.

Dy ekipet Kombëtare triumfuan në xhiron e parë të Grupit C, për të kryesuar së bashku me nga tri pikë.

Holanda arriti ta mposhtë Ukrainën në një ndeshje spektakolare me rezultat 3-2, derisa Austria triumfoi 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut.

Tani dy ekipet kombëtare do të përballen mes vete, ku cilado që arrinë fitore siguron kalimin tutje nga Grupi C.

Holandezët shihen si favorit në letër, por austriakët futën në këtë sfidë për mos tu mposhtur.

Ndeshja mes Holandës dhe Austrisë zhvillohet në Johan Cruijff Arena të Amsterdamit me fillim nga ora 21:00.

Formacionet e mundshme:

Formacioni i mundshëm i Holandës: Stekelenburg; Timber, De Vrij, Blind; Dumfries, De Roon, De Jong, Wijnaldum, Van Aanholt; Depay, Weghorst.

Formacioni i mundshëm i Austrisë: Bachmann; Dragovic, Alaba, Hinteregger; Lainer, Laimer, Schlager, Sabitzer, Ulmer; Baumgartner, Kalajdzic.

/Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Exit mobile version