Site icon Telegrafi

Holanda bëhet vendi i parë në botë që ligjëron eutanazinë

Eutanazia quhet ndryshe edhe si vrasja për mëshirë, veprimi ose praktika e vdekjes pa dhimbje e personave që vuajnë nga sëmundje të dhimbshme dhe të pashërueshme, apo që kanë çrregullime të rënda fizike, apo duke i lejuar ata të vdesin nëpërmjet ndalimit të trajtimit spitalor apo fikjes së aparaturave që e mbajnë në jetë.

Vendi i parë që ligjëroi eutanazinë ishte Holanda më 10 prill 2001, dhe një vit më vonë Belgjika.

Mendimi se eutanazia është moralisht e lejueshme, daton që nga koha e filozofëve të lashtësisë, si Sokratit apo Platoni. Por ai refuzohet nga besimet tradicionale fetare, të cilat theksojnë se atë që ta ka dhënë Zoti – pra jetën – mund të ta marrë vetëm Zoti.

Në vitin 1997, Oregoni u bë shteti i parë në SHBA që de-kriminalizoi vetëvrasjen e ndihmuar nga mjeku. Në vitin 2009, Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut, njohu “të drejtën për të vdekur me dinjitet”. /tch/

Exit mobile version