Sulmuesi i Atalantas, Rasmus Hojlund do të fluturojë sot (e martë) për në Angli për t’iu nënshtruar testeve mjekësore para transferimit me Manchester Unitedin.
20-vjeçari danez do t’i bashkohet Djajve të Kuq në një marrëveshje me vlerë rreth 85 milionë euro, gati për të nënshkruar një kontratë afatgjatë me klubin.
Ai iu bashkua Atalantës nga Sturm Graz vitin e kaluar për 17.2 milionë euro, kështu që shitja e tij përfaqëson një fitim të madh për klubi nga Bergamo.
Hojlund bëri përshtypje në sezonin e tij debutues me Atalantën, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë katër asistime në 34 paraqitje gjithsej.
Çmimi i tij reflekton si potencialin e tij ashtu edhe opsionet e kufizuara në tregun për numër nëntë.
Rasmus Højlund is now travelling to England in order to undergo main part of medical tests as new Manchester United player later today 🚨🔴🛩 #MUFC
Documents exchanged between clubs, Højlund will sign until June 2028 with option for further season. pic.twitter.com/D8KfCnrybn
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 1, 2023
Sipas Fabrizio Romanos, Hojlund do të shkojë sot në Angli për të kryer testet e zakonshme para-transferuese me Manchester United, gati për të përfunduar largimin nga Atalanta.
Dokumentet e transferimit tashmë janë shkëmbyer mes klubeve dhe 20-vjeçari është gati të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me opsion për të gjashtin. /Telegrafi/