Telegrafi

Hoeness konfirmon se Bayerni është pas Alonsos, por përmend edhe dy skuadra tjera

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness thotë se klubi po konkurron me Liverpoolin për të emëruar Xabi Alonson si trajner.

Spanjolli, një ish-lojtar i të dy klubeve, është në prag të udhëheqjes së Bayer Leverkusen drejt titullit të parë të Bundesligës.

Bayern dhe Liverpool po kërkojnë të emërojnë trajnerë të rinj këtë verë, ndërsa Hoennes e ka pranuar publikisht interesimin e Bavarezëve.

“Klube si Liverpool, Real Madrid, Leverkusen dhe FC Bayern po punojnë për këtë (marrëveshjen me Alonson)”, deklaroi Hoeness për Ran Sport.

“Ai e ka dëshmuar se mund të jetë trajner për të ardhmen. Nuk ka asnjë trajner që vihet në pikëpyetje që aktualisht janë të lirë, që nuk kanë punë ose që janë në pushim”.

“Nuk është aq e lehtë t’u thuash atyre se FC Bayern është masa e të gjitha gjërave”, shtoi më tej ai.

Lexo po ashtu Mega ofertë nga gjiganti evropian për Alonson - 23 milionë euro pagë në vit

Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, ndërsa Jurgen Klopp njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga Liverpool në janar. Reds janë të dytët në Premier League, me pikë të barabarta me liderin Arsenal.

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, zgjati marrëveshjen e tij me klubin deri në vitin 2026 në dhjetor. Alonso kaloi pesë vjet si lojtar te Reali në mes të qëndrimeve të tij në Liverpool dhe Bayern.

Marrëveshja e Alonso me Leverkusen është deri në vitin 2026. /Telegrafi/