Telegrafi

I hodhi ushqim ariut polar, punëtori i rafinerisë detyrohet të ikë me vrap (Foto)

Punonjësi i një rafinerie nafte në Siberi, është detyruar të ikte me vrap, kur një ari polar iu afrua shumë, shkaku i ushqimit që i hodhi.

Ai nuk e kishte respektuar rregullin, se nuk duhet dhënë kafshëve ushqim, meqë ata mësohen të qëndrojnë pranë dhe mund t’i sulmojnë, transmeton Telegrafi.

“Ishin patatet që me tepruan nga dreka, nuk desha t’i gjuaj në plehra” është arsyetuar ai, pas kritikave që ka marrë nga kolegët.

Videoja që e tregon momentin dramatik, është larguar nga interneti, por janë disa fotografi që tregojnë skena nga ngjarja. /Telegrafi/