Ky është momenti kur një burrë hedh nga kati i tretë taburen në një qendër tregtare në Westfield të Londrës, ku për pak sa nuk përfundon në kokat e vizitorëve.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, burri shihet duke hedhur taburen e kaltër nga kati i tretë i qendrës tregtare, që për fat të mirë nuk lëndoi dikë prej kalimtarëve.
Derisa burri po e ngriste lart taburen, personi që e filmon dëgjohet duke thënë se nuk ka gjasa ta bëjë këtë, transmeton Telegrafi.
Të përfshirët në këtë vepër, përfshirë personin që e filmon largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes – duke mos mundur të ndaleshin duke qeshur.
Deri më tani nuk ka të arrestuar lidhur me këtë rast, ndërsa pamjet që janë bërë virale po i analizon policia metropolitane. /Telegrafi/