Site icon Telegrafi

​Hodhi mbeturina afër ujësjellësit, gjobitet me 500 euro një qytetar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj ka dënuar me 500 euro personin me inicialet H.H. (42), për shkak se ka hedhur mbeturina në afërsi të Fabrikës së Ujësjellësit Bifurkacioni në Pleshinë të Ferizajt.

Informata për hedhjen e mbeturinave është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital Lajmëro Policinë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen, të njoftojnë menjëherë policinë në stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit digjital Lajmëro Policinë dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

 

Exit mobile version