Site icon Telegrafi

Hodhi gjësende nga dritarja, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte hedhur nga dritarja gjësende të forta duke i rrezikuar kalimtarët.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga banesa e tij, kati i katërt nga dritarja kishte hedhur gjësende të forta ku kishte rrezikuar kalimtarët e rastit. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia ndërsa i dyshuari e kishte mbyllur dhe nuk kishte pranuar për ta hapur derën”, thuhet në raport.

Më tej theksohet se me ndihmën e vëllait te tij është hapur dera e banesës dhe i dyshuari është arrestuar dhe fillimisht ishte dërguar në Psikiatri, për tretman mjekësorë, pasi që dyshohej se
i dyshuari ka probleme.

Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version