Telegrafi

Hodhi akuza të rënda ndaj gjyqtarit Paul Tierney – federata angleze po përpilon ndëshkimin ndaj Jurgen Kloppit

Jurgen Klopp pritet të dënohet ashpër nga federata angleze pas sulmit verbal ndaj gjyqtarit Paul Tierney.

Dhe strategu i Liverpoolit përballet me një gjobë të rëndë dhe ndalim për disa ndeshje për shkak të akuzës së Tierneyt se ka një agjendë kundër Reds.

Klopp zemëroi drejtuesit e gjyqtarëve me pretendimin e tij se Tierney ishte i njëanshëm kundër skuadrës së tij.

Klopp doli para kamerave të Sky për të pohuar: “Ne kemi historinë tonë me Tierneyn, me të vërtetë nuk e di se çfarë ka ai kundër nesh”.

“Ai ka thënë se nuk ka probleme, por kjo nuk mund të jetë e vërtetë”.

Gjermani u ndëshkua për festimin e golit të fitore së Diogo Jotas në triumfin 4-3 ndaj Tottenhamit në fundjavën që shkoi, derisa kishte një përplasje verbale me gjyqtarin e katërt John Brooks.

Lexo po ashtu Jurgen Klopp e pranon se mund të shkarkohet nga Liverpooli sezonin e ardhshëm

Dhe ndërsa Klopp shpëtoi me një paralajmërim dhe jo me karton të kuq, drejtuesit e PGMOL janë tërbuar.

Në një deklaratë të formuluar dhe të pazakontë, një zëdhënës tha: “PGMOL është në dijeni të komenteve të bëra nga Jurgen Klopp pas ndeshjes së skuadrës së tij me Tottenham Hotspur”.

“Zyrtarët e ndeshjeve në Ligën Premier incizohen në të gjitha ndeshjet përmes një sistemi komunikimi”.

“Duke rishikuar plotësisht audion e gjyqtarit Paul Tierney nga ndeshja e sotme, ne mund të konfirmojmë se ai veproi në mënyrë profesionale gjatë gjithë kohës, duke përfshirë edhe kur i dha vërejtjen trajnerit të Liverpoolit”.

“Pra, prandaj, ne hedhim poshtë me forcë çdo sugjerim se veprimet e Tierney ishin të pahijshme”, ka shtuar më tej ai

Federata angleze tani është nën presion për të vepruar dhe për të dënuar Kloppin. /Telegrafi/