Telegrafi

Hodaj raporton në Komision për rastin e Karaçevës, pa praninë e mediave

Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit të Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj ka kërkuar që raportimin e tij në Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për rastin e disa zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin e Karaçevës të bëjë pa praninë e mediave.

Hodaj tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, raportimi të bëhet pa praninë e mediave, pasi siç tha ai disa të dhëna mund ta dëmtojnë procesin.

“Kam kërkesë që raportimi për shkak të ndjeshmërisë së rastit të jetë pa praninë e mediave në mënyrë që mos të publikohen disa të dhëna që do të mund ta dëmtonin procesin”, ka thënë ai.

Propozimin e tij e përkrahën edhe anëtarët e tjerë të Komisionit. /Telegrafi/