Telegrafi

Hivzi Islami prezanton raportin e Komisionit për matjen e territorit (Video)

Hivzi Islami, kryetari i Komisionit për matjen e territorit të formuar nga Qeveria e Kosovës, ka prezantuar raportin për matjen e territorit.

Islami theksoi se që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje pati reagime dhe mospajtime nga opozita dhe disa zëra brenda pozitës.

“Me Maqedoninë çështja e kufirit ishte zgjidhur më herët. Marrëveshja për vijën kufitare me Kosovën Malit e Zi ishte nënshkruar mes dy vendeve. Por disa zëra pretendonin se me këtë marrëveshje Kosova po humb territor. Me qëllim të sqarimit, Qeveria në mbledhjen e saj kishte vendosur të formonte një komision të përbërë nga 18 ekspertë”, tha Islami.

Kryetari i Komisionit për matjen e territorit të formuar nga Qeveria e Kosovës prezantoi një kronologji të procesit të deritanishëm për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai theksoi se që nga sot deri më 24 shkurt 2017 i gjithë materiali për matjen e territorit do të jetë në dispozicion të publikut./Telegrafi/

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës prezanton Draft-raportin

Posted by Telegrafi.com on Dienstag, 21. Februar 2017