Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka caktuar kreun e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) për ta drejtuar një komision që do ta bëjë matjen e territorit të vendit.
Në takimin inaugurues të këtij komisioni, Mustafa përmendi arsyet pse ka ndërmarrë iniciativën për themelimin e këtij trupi për të cilin tha se do të funksionojë i pavarur nga qeveria.
Kurse Hivzi Islami, duke folur për detyrën e marrë, tha se është i vetëdijshëm për sfidat që e presin.
“Ky komision nuk do të merret me shkaqet dhe politikën e kufirit siç është demarkimi por do të bëjë matjen e territorit. Ne do ta kryejmë punën në mënyrë profesionale dhe pa anime e ndikime politike”, tha kryetari i AShAK./Telegrafi/