Telegrafi

“The Hitman’s Bodyguard”, filmi më i shikuar i javës (Video)

Vendin e parë në ‘box office’ amerikan në fundjavën që lamë pas e ka zënë filmi “The Hitman’s Bodyguard”.

Ky film ka fituar 21.6 milionë dollarë duke zhvendosur në vend të dytë horrorin “Annabelle: Creation”, i cili ka përfituar 15.5 milionë dollarë.

Samuel L. Jackson dhe Ryan Reynolds luajnë rolet kryesore në filmin “The Hitman’s Bodyguard”.

Komedia “Logan Lucky”, në të cilën luajnë Channing Tatum, Adam Driver, Daniel Craig, Riley Keough, Seth MacFarlane, Katie Holmes e Hilary Swank, ka debutuar në vend të tretë me 8.05 milionë dollarë përfitime.

Në vend të katërt ka rënë filmi “Dunkirk” (6.7 milionë dollarë), ndërsa top-pesëshin e përmbyll “The Nut Job 2: Nutty by Nature” (5.1 milionë dollarë). /Telegrafi/