Site icon Telegrafi

Hiti “Mora fjalë” vjen më ndryshe nga Durim Rrahmani

Foto: Screenshot/YouTube

“Mora fjalë” vjen me një performancë të veçantë nga artisti Durim Rrahmani.

Orkestrimi u bë nga Shpeta Sound dhe u publikua në kanalin zyrtar te ‘Baresha’ në platformën YouTube.

Kjo erdhi për nder të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, si një festë e madhe dhe e rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

Foto: Screenshot/YouTube

“Mora Fjalë” ndryshe është një hit i realizuar nga artistja e mirënjohur, Shkurte Fejza.

Durimi ka realizuar edhe disa këngë të tjera me instrumente të ndryshme që janë pritur mirë nga publiku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Edhe ky përpunim besohet se do të ketë suksesin e merituar. /Telegrafi/

Exit mobile version