Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vazhdon të shënojë sukses me albumin e saj më të fundit “Expectations”.
Kënga “I’m a mess” është njëra ndër hitet më të mëdha të albumit, e cila e ka renditur këngëtaren në majë të top listave botërore për disa muaj.
Pasi e publikoi në versionin e animuar dhe me tekst, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), e publikoi këtë këngë edhe me video.
Klipi i përshtatej shumë tematikës së këngës, e cila në vetvete rrëfen kalimin nga ankthi dhe depresioni, gjëra me të cilat këngëtarja është sprovuar në jetën reale.
Në vetëm pak kohë pas publikimit, “I’m a mess” numëron tani mbi 100 milionë klikime në kanalin YouTube.
E lumtur për këtë gjë, këngëtarja me renome botërore vendosi t’i falënderojë fansat përmes një video të publikuar në Instagram, ku shfaq disa nga prapaskenat e realizimit të klipit.
“100 milionë shikime në videon e këngës “I’m a mess”! Faleminderit”, ka shkruar Bebe Rexha në mbishkrimin e videos.
Kjo e vërteton edhe njëherë se Bleta është njëra ndër shqiptaret më të suksesshme në glob, e cila i bën të gjithë krenarë me sukseset e saj. /Telegrafi/