Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Ditë më parë këngëtarja është shpallur gruaja e vitit sipas revistës së mirënjohur “Times”.
E gjithë kjo në saje të shumë hiteve dhe mbi të gjitha të këngës “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar mbi 754 milionë herë në YouTube.
Por, së fundi është mësuar edhe një shifër tejet interesante sa i përket shfaqjes së videos në ekranet e mëdha të vendosura për reklama në qytete të ndryshme botërore.
Sipas një mesazhi të publikuar të të atit të këngëtares, Dukagjinit, kënga e Duas është shfaqur nëpër ekranet e mëdha të New Yorkut mbi 1.5 milion herë.
” 1.568.605 shfaqje në New York… dhe ende po vazhdon”, ka shkruar këngëtari Lipa në Instagram.
Ndryshe, edhe gazeta e njohur britanike “The Guardian” ka publikuar një artikull në numrin e djeshëm.
Theksojmë se Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/