Bebe Rexha ka arritur një sukses të madh me projektin e parafundit.
‘I Got You’ e kishte publikuar dy muaj më parë ndërsa sot ka arritur në 100 milionë dëgjime në platformën digjitale për muzikë “Spotify”.
“E pabesueshme. Kam fansat më të mirë. Faleminderit”, ka shkruar shqiptarja në llogarinë personale në Instagram .
Kjo këngë po ashtu ka gati 100 milionë shikime edhe në YouTube.
“Fuck Fake Friends” është projekti i saj i fundit i publikuar javën e shkuar ndërsa këngëtarja ka paralajmëruar videoklipe të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/