Lidhja tri vjeçare e Tunës dhe Cozman po shkon drejt fundit. Por, për një gjë ata s’paku do të mbahen në mend, hitin “Fenix”.
Do të jetë njëri prej kujtimeve më të mira të Tunës dhe Cozman kënga “Fenix”.
E lansuar më 19 qershor të vitit 2013, Tuna dhe Cozman tashmë kishin zyrtarizuar lidhjen e tyre, pas një periudhe kur Tuna i kishte dhënë fund martesës së saj.
Kënga Fenix deri me tani ka 26 milion e 713 mijë klikime në Youtube dhe është hiti që ende lëshohet nëpër klube të natës ku ka shqiptar, e absolutisht hiti më madh në dy dekadat e fundit.
A do ta këndojë këtë këngë “Zogu më i mirë prej krejtve” edhe pas ndarjes me Cozman, kjo mbetet të shihet në të ardhmen, por me siguri se reperi do ta këndojë pasi ai duket më i qetë pasi nuk fshiu asnjë fotografi me Tunën. /Express/Telegrafi/