Site icon Telegrafi

Hit i padiskutueshëm, “I’m a mess” nga Bebe Rexha arrin 200 milionë klikime në YouTube

Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, po vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme.

Ajo ishte shumë aktive gjatë vitit 2018 me projekte të shumta muzikore, ku ndër to solli edhe albumin e saj “Expectations”, i cili u prit shumë mirë nga fansat.

Bebe Rexha (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Kënga më e suksesshme e këtij albumi ishte “I’m a mess”, e cila u publikua edhe me klip dhe u shndërrua në hit.

“I’m a mess” ka qëndruar për disa javë në vendet e para në top listat britanike dhe amerikane, teksa suksesin e saj e vërtetojnë edhe klikimiet e arriura në kanalin YouTube, të cilat kanë kaluar shifrën 200 milionë.

“I’m a mess” nga Bebe Rexha kalon shifrën e 200 milionë klikimeve në YouTube (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Me një shifër të tillë të arritur pak muaj pas publikimit, duket se këngëtarja Rexha ka arritur një prej sukseseve më të mëdha gjatë vitit që lam pas.

Kënga “I’m a mess” është kompozuar nga Bebe Rexha, Meredith Brooks, Justin Tranter dhe Shelly Peiken, gjersa edhe për tekstin është kujdesur vet këngëtarja Rexha.

Bebe Rexha (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Siç ka treguar Bleta (emri i vërtetë i artises), kënga është e bazuar në një histori personale, pasi flet për depresionin dhe të gjithë mund të kemi faza të tilla të jetës, kur nuk ndjehemi mirë ose ndjehemi sikur të kemi humbur.

“Unë kam qenë shumë e zëshme dhe e ndershme në lidhje me luftën time të vazhdueshme me ankthin dhe depresionin. Doja të krijoja një video dhe këngë që tregonte të vërtetën time. Kjo video është një festë për mua më në fund duke qenë në gjendje të pranoj papërsosmëritë e mia. Unë jam në rregull me faktin e të mos qenit në rregull gjatë gjithë kohës. Nëse ndjeheni i vetëm ose i humbur, ju lutem dijeni që nuk jeni, dhe ju jeni i dashur”, ishte shprehur këngëtarja shqiptare pas publikimit të kësaj kënge.

Bebe Rexha (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Edhe klipi i këngës “i’m a mess” është i atillë që sjellë një atmosferë të çoroditur mes disa personazheve në një spital neuropsikiatrik, të cilët edhe të depresionuar, kërcejnë dhe vallëzojnë nën ritmet e këngës.

Regjisore e klipit është Sophie Muller, e cila njihet si një prej regjisoreve më të famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Exit mobile version