Telegrafi

Historike! SpaceX nis katër turistë hapësinorë për në orbitën e Tokës – pritet të qëndrojnë për tre ditët e ardhshme

Katër astronautë fillestarë janë larguar nga Florida në misionin e tyre privat në orbitë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ekuipazhi i Inspiration4, i përbërë nga një miliarder dhe tre “qytetarë të zakonshëm”, u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy me një kapsulë Dragon të siguruar nga kompania e raketave SpaceX.

Katërshja do të kalojë tre ditët e ardhshme duke bërë xhiro rreth Tokës.

Është një tjetër moment historik në tregun e turizmit hapësinor, që po përjeton një ringjallje pas një pauze një dekade.

Në fillim të kësaj vere, biznesmenët miliarderë Sir Richard Branson dhe Jeff Bezos shkuan mbi atmosferën e Tokës me automjetet e tyre hapësinore.

Dhe pas këtij misioni të fundit, do të ketë dy vizita private në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) – një në tetor, që do të bartë një regjisor filmi rus dhe një aktore, derisa një vizitë e dytë do të bëhet në fillim të Vitit të Ri. /Telegrafi/