Feronikeli dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, ku fal golit mysafir suharekasit kanë kaluar në finale.
Fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për Ballkanin që kishte dy raste me Blendi Baftiun dhe Mirlind Dakun, por që nuk qëlluan shënjestrën.
Feronikeli tentoi me Mendurim Hotin nga distanca, por që nuk kishte sukses.
Për ta parë golin e parë u desh të pritej minuta e 26-të e takimit, kur pas një harkimi në zonë më së miri gjendjet Mirlind Daku që me goditje kokë kalon në epërsinë Ballkanin.
Minuta e tjerë të pjesës së parë kaluan me tentimin e futbollistëve të Feronikelit ta marrin lojën në kontroll, por që nuk ia arritën.
Pjesa e dytë ishte më interesante, ku zëvendësimet te Feronikeli filluan t’i japin rezultatet e para.
Zhvillohej minuta e 65-të e ndeshjes, kur Harmon gjuan nga afërsia dhe shënon për 1-1.
Ky gol hapi sërish ndeshjen, ku Feronikeli kërkonte golin e fitores dhe kualifikimit në finale, ndërsa Ballkani tentonte me kundërsulme.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Ballkani kaloi në finale të Kupës së Kosovës, ku do të përballet me Prishtinën. /Telegrafi/